Lajme

FFK reagon pas dënimit të Rumanisë nga UEFA, shpreh pakënaqësi në lidhje me vendimin

Federata e Futbollit e Kosovës (FFK) ka shprehur pakënaqësi pas publikimit të vendimin të komisionit disiplinor për gjobën ndaj Rumanisë, në lidhje me skandalin që ndodhi në ndeshjen e vlefshme për kualifikimet e Euro 2024.

Komisioni Disiplinor i UEFA-s ka gjykuar sot (e mërkurë) rastin e hapur si pasojë e incidenteve nga ndeshja Rumani – Kosovë e luajtur më 12 shtator në kuadër të kualifikimeve për Euro 2024.

UEFA vendosi të gjobisë Federatën Rumune të Futbollit me 52 mijë euro dhe ndeshja e radhës e organizuar në shtëpi do të luhet me dyer të mbyllura.

Megjithatë, ky vendim i UEFA-s nuk i ka pëlqyer aspak FFK-së, e cila ka thënë se do të vazhdoj rrugën ligjore dhe do të paraqesë ankesë në trupat përkatëse të UEFA-s, duke kërkuar që dënimi ndaj Federatës së Futbollit të Rumanisë të jetë sa më i lartë i mundshëm.

Lexo më shumë  “Paguajmë 66 euro për ton”, Ola Xama zbulon kostot shtesë të bashkisë së Tiranës për plehrat

Reagim i FFK-së

Federata e Futbollit e Kosovës shpreh pakënaqësinë e saj në lidhje me vendimin e organeve disiplinore të UEFA-s për të dënuar Federatën e Futbollit të Rumanisë me 50 mijë euro dhe një ndeshje pa shikues.

FFK-ja do të vazhdojë rrugën e saj ligjore dhe do të paraqesë ankesë në trupat përkatëse të UEFA-s, duke kërkuar që dënimi ndaj Federatës së Futbollit të Rumanisë të jetë sa më i lartë i mundshëm, jo vetëm në aspektin financiar, por edhe në forma të tjera, në mënyrë që të shërbejë si shembull se UEFA nuk do të tolerojë në asnjë mënyrë ofendime të tilla raciste ndaj një Federate anëtare të saj dhe ndaj një shteti të njohur ndërkombëtarisht. FFK-ja është e përkushtuar që të kërkoj nga UEFA, që nëpërmjet dënimeve ndaj Federatës së Rumanisë t’ia bëjë të qartë çdo federate, grupi tifozësh apo çfarëdo grupi tjetër të interesit, se shteti i Kosovës, ekipi kombëtar i Kosovës dhe Federata e Futbollit e Kosovës, duhet të trajtohen dhe të respektohen në të njëjtën formë me çdo shtet, ekip kombëtar, e Federatë tjetër evropiane që është anëtare e UEFA-s.

Rruga Press

Lexo më shumë  Këlliçi: Për pak javë karriera politike e Veliajt do mbyllet
YouTube player