BallinaKuriozitete

Udhëtim në tunelet përrallore të Ishujve Faroe

Popullsia me më pak se 50 mijë banorë (sipas Bankës Botërore) Ishujt Faroe janë drejt përfundimit të investimit më madhor në historinë e tyre.

Bëhet fjalë për një rrjet tunelesh nën tabanin e Oqeanit Atlantik që do të lidhë ishujt kryesorë të vendit.

Tuneli i parë do të përurohet më 19 dhjetor. Ai lidh ishujt Streymoy-Esysturoy. I gjatë 11 kilometra pika më e ulët e tunelit është 187 metra nën tabanin e detit. Pavarësisht kësaj, kompania ndërtuese thotë se pjerrësia më e madhe e rrugës nuk kalon 5 për qind, për të garantuar sigurinë maksimale të udhëtarëve.

Puna për ndërtimin e këtij tuneli nisi 3 vite më parë dhe ai shkurton kohën e udhëtimit nga 1 orë e 14 minuta në vetëm 16 minuta mes kryeqytetit Roshavn dhe Runavikut.

Përdoruesve të rrugës do t’u kushtojë rreth 20 euro kalimi vajtje-ardhje në këtë tunel.

Ishujt Faroe janë territor autonom brenda kurorës mbretërore daneze. Të vendosur mes Islandës në Perëndim dhe Norvegjisë në Lindje dhe me popullsi pak më shumë se 48 mijë banorë, ky territor përbëhet nga një grup prej 18 ishujsh vullkanikë.

Të ardhurat kryesore të banorëve sigurohen nga peshkimi dhe turizmi.

YouTube player