BotaKryesore

Udhëheqësja e Skocisë kërkon referendum për pavarësi dhe shkëputje nga Britania e Madhe

Ministrja e parë e Skocisë, Nicola Sturgeon, ka këmbëngulur se ekziston një “mandat i padiskutueshëm” për një referendum të dytë të pavarësisë.

Duke folur në Edinburg, ajo tha se planifikonte të jepte një “përditësim të rëndësishëm në parlament shumë shpejt” në lidhje me një votim të ri – pasi votuesit skocezë kundërshtuan pavarësinë në vitin 2014.

Zonja Sturgeon argumentoi se nën kontrollin e Westminsterit, Skocia “po frenohej” dhe se kishte një rast “të fortë dhe bindës” për t’u larguar nga Mbretëria e Bashkuar.

Ministrja e parë tha se ajo ishte zgjedhur “me një angazhim të qartë për t’i dhënë popullit të Skocisë zgjedhjen për t’u bërë një vend i pavarur”.

Por Boris Johnson, duke folur në një përkujtim të Luftës së Falklands, tha: “Vendimi u mor nga populli skocez vetëm disa vjet më parë. Mendoj se ne duhet ta respektojmë.”

Ajo shtoi: “Në jetën e tyre të përditshme, njerëzit në të gjithë Skocinë po vuajnë ndikimet e kostos së lartë të jetesës, rritjes së ulët dhe pabarazisë në rritje, financave publike të kufizuara dhe shumë implikimeve të një Brexiti për të cilën nuk votuam.

Lexo më shumë  Kurti bisedë tefelonike me kancelarin Scholz, i kërkon mbështetje për anëtarësim në KiE

“Të gjithë këto probleme janë përkeqësuar ose, më e dukshme në rastin e Brexitit, janë shkaktuar drejtpërdrejt nga fakti që ne nuk jemi të pavarur.

“Pra, në këtë pikë kritike ne përballemi me një pyetje themelore.

“A do qëndrojmë të lidhur me një model ekonomik të Mbretërisë së Bashkuar që na çon në rezultate relativisht të dobët ekonomik dhe social, të cilët duke qenë jashtë BE-së ka të ngjarë të përkeqësohen, jo të përmirësohen?

“Apo i ngremë sytë, me shpresë dhe optimizëm, dhe marrim frymëzim nga vende të krahasueshëm në të gjithë Evropën?”

Zonja Sturgeon u shpreh se nëse qeveria e Mbretërisë së Bashkuar “kishte ndonjë respekt për demokracinë” ajo do të jepte një urdhër të seksionit 30, duke lejuar mbajtjen e një referendumi ligjërisht të detyrueshëm, siç ndodhi në vitin 2014.

Lexo më shumë  Ukraina fillon ndërtimin e bazave nëntokësore për strehimin e aeroplanëve luftarak amerikanë F-16

Ajo tha se i kishte bërë të qartë Boris Johnsonit se është “gati të diskutojë kushtet e një urdhri të tillë në çdo kohë”.

Por ajo tha se refuzimet e tij të mëparshme për të dhënë një urdhër të tillë nënkuptonin se ajo duhet të konsiderojë nëse një referendum mund të mbahej me mjete të tjera.

Një zëdhënës i Downing Street tha: “Pozicioni i qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar është se tani nuk është koha për të folur për një referendum tjetër.

“Ne jemi të sigurt se njerëzit e Skocisë duan dhe presin që qeveritë e tyre të punojnë së bashku për t’u fokusuar në çështje si sfida e kostos globale të jetesës, si lufta në Evropë dhe çështjet që kanë rëndësi për familjet e tyre.”

©Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *