KryesoreLajme

Udhëheqësja e shoqatës “Thirrjet e Nënave”, Kumnova dorëzon kallëzim penal ndaj Veljko Odalloviqit

Udhëheqësja e shoqatës “Thirrjet e Nënave”, Nesrete Kumnova, ka dorëzuar kallëzim penal në Prokurorinë Speciale të Kosovës, ndaj Veljko Odalloviqit, i cili gjatë kohës së luftës mbante pozitën e kryetarit të Qarkut të Kosovës.

Ajo përmes një postimi në Facebook ka shkruar se i njëjti dyshohet se është i përfshirë dhe mbanë përgjegjësi komanduese për kryerjen e veprave penale të krimeve të luftës dhe krimeve kundër njerëzimit.

Odalloviq i cili aktualisht mban postin e kryetarit të Komisionit të Qeverisë së Serbisë për personat e zhdukur, sipas Kumnovës duhet të japë përgjigje për krimet e kryera nga forcat e Serbisë gjatë luftës në Kosovë.

Lexo më shumë  Veterani i UÇK-së: KFORi e Eulexi, në rastin ma të mirë, kanë dështu; e në rastin ma të keq, kanë ndihmu aktivisht terroristët me shpëtu prej ligjit

“Veljko Odalloviq, që gjatë luftës në Kosovë ishte kryetar i Qarkut të Kosovës dhe aktualisht mban pozitën e kryetarit të Komisionit të Qeverisë së Serbisë për persona të zhdukur, dyshohet se është i përfshirë dhe mbanë përgjegjësi komanduese për kryerjen e veprave penale të krimeve të luftës dhe krimeve kundër njerëzimit. Veljko Odaloviq duhet të jep përgjigje për krimet e kryera nga forcat e Serbisë gjatë luftës në Kosovë e jo të mbajë përgjegjësi për zbardhjen e tyre”, ka shkruar ajo.

Kumnova e kontaktuar nga mediat ka njoftuar se nuk ka marrë ende ndonjë përgjigjje lidhur me kallëzimin penal.

Lexo më shumë  Shkon në 8 numri i të arrestuarve në veri, konfiskohet arsenal armësh

Rruga Press

YouTube player