KryesoreLajme

Udhëheqësja e shoqatës “Thirrjet e Nënave”, Kumnova dorëzon kallëzim penal ndaj Veljko Odalloviqit

Udhëheqësja e shoqatës “Thirrjet e Nënave”, Nesrete Kumnova, ka dorëzuar kallëzim penal në Prokurorinë Speciale të Kosovës, ndaj Veljko Odalloviqit, i cili gjatë kohës së luftës mbante pozitën e kryetarit të Qarkut të Kosovës.

Ajo përmes një postimi në Facebook ka shkruar se i njëjti dyshohet se është i përfshirë dhe mbanë përgjegjësi komanduese për kryerjen e veprave penale të krimeve të luftës dhe krimeve kundër njerëzimit.

Odalloviq i cili aktualisht mban postin e kryetarit të Komisionit të Qeverisë së Serbisë për personat e zhdukur, sipas Kumnovës duhet të japë përgjigje për krimet e kryera nga forcat e Serbisë gjatë luftës në Kosovë.

Lexo më shumë  AKU në Tiranë bllokon 738 kg mish pule dhe djathë të rrezikshme për konsum

“Veljko Odalloviq, që gjatë luftës në Kosovë ishte kryetar i Qarkut të Kosovës dhe aktualisht mban pozitën e kryetarit të Komisionit të Qeverisë së Serbisë për persona të zhdukur, dyshohet se është i përfshirë dhe mbanë përgjegjësi komanduese për kryerjen e veprave penale të krimeve të luftës dhe krimeve kundër njerëzimit. Veljko Odaloviq duhet të jep përgjigje për krimet e kryera nga forcat e Serbisë gjatë luftës në Kosovë e jo të mbajë përgjegjësi për zbardhjen e tyre”, ka shkruar ajo.

Lexo më shumë  Kritika të ashpra ndaj Serbisë në draftraportin e PE-së, kërkohet të ndiqet penalisht Radoiçiq

Kumnova e kontaktuar nga mediat ka njoftuar se nuk ka marrë ende ndonjë përgjigjje lidhur me kallëzimin penal.

Rruga Press

YouTube player