Bota

Udhëheqësit e BE-së mbështesin krijimin e një gjykate të posaçme për Rusinë

Gjykata Ndërkombëtare Penale do të hapë zyrë në Ukrainë , duke cituar shërbimin për shtyp të  Zyrës së Prokurorit të Përgjithshëm . Prokurori i Përgjithshëm i Ukrainës dhe Sekretari i Gjykatës Ndërkombëtare Penale (ICC) në Hagë, nënshkruan një traktat për hapjen e një zyre përfaqësuese të ICC-së në Ukrainë.

“Ky është vetëm fillimi, por ky fillim ka peshë. Jam i bindur se nuk do të ndalemi derisa të ndiqen penalisht të gjithë ata që janë fajtorë për krimet ndërkombëtare të kryera kundër Ukrainës“. Kostin tha se Ukraina mbështetet te bashkëpunimi i mëtejshëm në hetimin e krimeve të Rusisë dhe ndjekjen penale të atyre që i kryen ato, duke përfshirë lidershipin më të lartë ushtarak dhe politik të shtetit agresor .

Lexo më shumë  Ngrirja e fondeve të USAID-it trondit Ukrainën

Sipas një zyrtari të Kievit, udhëheqësit rusë mund të gjykohen në mungesë për agresion në Ukrainë. “Udhëheqësit rusë duhet të gjykohen për pushtimin e Ukrainës edhe nëse nuk mund të arrestohen dhe të sillen në gjykatë personalisht”, tha të enjten prokurori i lartë i Kievit. Prokurori i Përgjithshëm ukrainas, gjatë një ndalese në Hagë ku ndodhet Gjykata Ndërkombëtare Penale, tha se një gjykatë e planifikuar për krimin e agresionit duhet të marrë përsipë gjykimet në mungesë.

Kostin foli pas takimit me kryeprokurorin e ICC-së, i cili javën e kaluar  lëshoi ​​një urdhër arresti  për presidentin rus, duke e akuzuar atë për krime lufte, për dëbimin e fëmijëve nga Ukraina në Rusi. 

Teksa GJNP mund të ndjekë penalisht krimet e luftës, krimet kundër njerëzimit dhe gjenocidin në Ukrainë, ajo nuk mund të ndjekë penalisht krimin e agresionit për shkak të kufizimeve ligjore . Mbështetja ndërkombëtare po rritet për krijimin e një gjykate speciale që do të ndiqte penalisht liderët rusë për vetë pushtimin 13-mujor, i konsideruar nga Ukraina dhe udhëheqësit perëndimorë si një krim agresioni.

“Të punojmë në bashkëpunim të ngushtë me Ukrainën për të kërkuar dhe ndërtuar mbështetje politike në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së dhe forume të tjera ndërkombëtare, për krijimin e gjykatës speciale për krimin e agresionit kundër Ukrainës”, tha PE.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *