Lajme

Pas ish-gruas, sekuestrohet edhe vila e bashkëjetueses së Arben Ahmetajt

Vila nr. 22 në Hamallaj, që është në emër të Eriola Hoxhës, bashkëjetueses së ish zëvendëskryeministrit Arben Ahmetaj, është sekuestruar nga SPAK me miratimin e Gjykatës së Posaçme kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit.

Më herët gjatë ditës së sotme, Prokuroria e Posaçme sekuestroi një vilë në zonën e Palasës, e cila dyshohet se është në pronësi të ish-gruas së Ahmetaj, Albina Mancka.

Lexo më shumë  Konjufca: Heroi Ilaz Kodra është ndër figurat më emblematike të UÇK

Ky zhvillim vjen tre ditë pasi SPAK njoftoi se ish-zëvendëskryeministrit është marrë zyrtarisht nën hetim për tre vepra penale, si “Shpërdorim detyre”, “Korrupsion pasiv” dhe “Pastrim i produkteve të veprës penale”.

Ahmetaj po hetohet nga Prokuroria e Posaçme në lidhje me përfshirjen e tij në çështjen e inceneratorëve.

Pak ditë më parë, ai kundërshtoi kontrollet e ushtruara në banesën e bashkëjetueses së tij, si dhe banesën e ish-gruas.

Lexo më shumë  Kryeziu: Shtensionimi ka ndodhur, masat e BE-së duhet të hiqen

Në ankimim citohej se kontrollet janë në kundërshtim me Kushtetutën dhe cënojnë sovranitetin e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë.

Kontrolli u ushtrua në një vilë në zonën e Hamallajt, ku u sekuestruan 30 mijë euro dhe një sërë dokumentesh që lidhen me këtë ndërtesë. Ndërkohë në shtëpinë e ish-bashkëshortes u sekuestruan vetëm disa dokumente.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *