Lajme

Policia e Kosovës bëhet me strukturë të re organizative

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla bashkë me drejtorin e përgjithshëm të Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha sot kanë nënshkruar strukturën e re organizative të Policisë së Kosovës.

Këtë e konfirmoi vetë ministri Sveçla, i cili tha se kjo po bëhet më synimin për të ngritur më tej efektivitetin e institucionit përgjegjës për rendin në Kosovë.

Lexo më shumë  Nis marshimi nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë! Diaspora shqiptare bashkohet masivisht në protestën kundër Ramës, shpaloset flamuri gjigant kuq e zi

“Të vetëdijshëm për potencialin që ka Policia e Kosovës, përmes kësaj strukture synojmë që të ngrisim efektivitetin dhe forcojmë radhët e saj.  Synimi ynë i përbashkët mbetet ruajtja e rendit dhe sigurisë publike andaj do të angazhohemi maksimalisht që të jemi në nivelin më të lartë detyrës në shërbim të qytetarëve tanë dhe të vendit tonë”, ka shkruar ministri, por nuk ka dhënë detaje shtesë për strukturën e re organizative.

Lexo më shumë  Kasami inspekton punimet në rrugën Tetovë–Prizren: Projekt strategjik për lidhjen me Kosovën

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *