Bota

U torturua nga BIA serbe, Sanduloviq për mediat: E kam përjetuar tmerrin, për pak do të përfundoja si Navalny

Kryetari i Partisë Republikane serbe, Nikolla Sanduloviq sot përmes një lidhje direkte në emisionin Kosova Today në Klan Kosova foli për ngjarjen e 3 janarit, duke thënë se ishte një mesazh i tmerrshëm.

Ai u shpreh se ka përjetuar ferrin, duke thënë se do të mund të kishte përfunduar si kundërshtari i Putinit, Alexey Navalny në Rusi, njofton Klankosova.tv.

Lexo më shumë  Gjiri Persik në “alarm të kuq” për 24 orët e ardhshme, ShBA s’i ndal sulmet ndaj Iranit

“Ngjarja e 3 janarit është një mesazh i tmerrshëm për Evropën, Botën, rajonin, atmosferë në të cilën zhvillohet mosdurimi politik ndaj çdo personi që flet për paqen dhe pajtimin ndërmjet popullit serb dhe shqiptar”.

“Unë kam ndjerë tmerrin, ferrin dhe vetëm duke e falëndëruar Zotin kam mbetur gjallë, duke iu falënderuar edhe një përgjigje të madhe të Bashkësisë Ndërkombëtare që ka bërë çdo gjë që të mos përfundojë nga burgu spitalor, ku do ta kisha humbur jetën, e keni parë si ka përfunduar z.Navalny në Rusi, ashtu do të përfundoja edhe unë”, është shprehur ai.

Lexo më shumë  Franca, vendi i parë në BE që ndalon rrjetet sociale për fëmijët nën 15 vjeç
YouTube player