KryesoreLajme

Situatë dramatike me vetëvrasjet në Shqipëri. Shqiptarët në një pikë shumë të rënduar psikologjike. Ja sa është nr vetëm në 2024

Në dy muajt e parë të 2024 në vendin tonë kanë vrarë ose kanë tentuar të vrasin veten mbi 16 persona të bërë publikë deri tani nga Policia e Shtetit.

Kjo situatë është shumë e rëndë në raport me numrin e banorëve që mendohet se janë aktualisht në Shqipëri. Situata psikologjike dhe emocionale për shqiptarë është në nivelin më të ulët, fakt i cili ka sjellë dhe këtë numër mjaft të lartë të vetëvrasjeve.

Rasti i pari ishte ajo e të ndjerës Bedrie Loka, e cila dhunohej sistematikisht nga bashkëshorti, rast i cili ndodhi në datën 2 janar 2024.

Më poshtë janë të gjitha rastet tragjike të personave të cilët  kanë vrarë dhe tentuar të vrasin vetën sipas njoftimeve të bërë publike nga Policia e Shtetit.

Lexo më shumë  Krasniqi: Kushtëzimi i anëtarësimit në KiE me Asociacionin, sinjal i keq për komunitetet joshumicë

2 janar- Bedrie Loka vret veten

18 janar- Një 17 vjeçar nga Elbasani tentoi te vriste veten me fostoksinë

24 janar- Fatbardha Pali i jep fund jetës

25 janar- Arben Pjeci, nënkomisar  në Durrës, vetëvritet me armën e zjarrit

27 janar – Sibela Abedini hidhet nga pallati

29 janar-  Një 28-vjeçare tentoi vetëvrasjen, por falë ndërhyrjes së shpejtë arritën ta  shpëtonin

29 janar- Një 33-vjeçar në Korçë vret veten me çifte

1 shkurt- Një 35- vjeçar hidhet nga lartësia për të vrarë veten

2 shkurt- Një 18-vjeçare vret veten në Lushnje me fostoksinë

6 shkurt-  Një 63 -vjeçar vret veten në Fier

7 shkurt-  Një 74-vjeçar vret veten në Gramsh

12 shkurt- Një 46-vjeçar shqiptar vret veten ne burgun italian

12 shkurt- Një 54-vjeçar në Lushnje tenton vetëvrasjen duke u hedhur nga lartësia

22 shkurt- Një grua 30-vjeçare vret veten

Mendohet që numri të jetë më i lartë se sa ky pasi disa raste të tjera nuk janë raportuar për mediat pasi situatë është mjaft e rëndë. Thirrjet publike nga zytarë të lartë politikë dhe sociologë kanë kërkuar që helmi i fostoksinës të hiqet nga qarkullimi pasi është shumë i fuqishëm dhe shanset për të shpëtuar janë të pakta.

Lexo më shumë  Bislimi në Institutin Hungarez të Çështjeve Ndërkombëtare: Kosova përtej barrierave drejt avancimit demokratik

Rruga Press

YouTube player