Bota

U shpallën “non grata” nga Rusia, reagon qeveria britanike: Do të vazhdojmë të mbështesim Ukrainën

“Ne do të vazhdojmë të mbështesim Ukrainën”, kështu ka deklaruar qeveria e Mbretërisë së Bashkuar pas shpalljes “non grata” të  anëtarëve të qeverisë së saj, sipas The Guardian.

Mbretëria e Bashkuar dhe partnerët tanë ndërkombëtarë do të qëndrojnë të bashkuar për të dënuar veprimet e qeverisë ruse në Ukrainë dhe do  të vazhdojmë t’i bëjmë thirrje Kremlinit të ndalojë luftën.

Ne do të vazhdojmë të mbështesim Ukrainën,” tha një zyrtar i qeverisë britanike pas vendimit të Rusisë për ti ndaluar hyrjen në Rusi, Boris Johnsonit dhe politikanëve dhe anëtarëve të tjerë të qeverisë britanike.

Lexo më shumë  NATO akuzon Rusinë për kërcënim të sigurisë në territorin e Aleancës

Ministria e Jashtme e Rusisë tha se vendimi ishte marrë “duke pasur parasysh veprimet armiqësore nga qeveria e Mbretërisë së Bashkuar”.

Dominic Raab, Grant Shapps, Priti Patel, Rishi Sunak, Këasi Këarteng, Nadine Dorries, James Heappey, Nicola Sturgeon, Suella Braverman dhe Theresa May gjithashtu u është ndaluar hyrja në Rusi.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *