Bota

Kremlini i ka dërguar notë diplomatike Washingtonit dhe NATO-s kundër armatosjes së Ukrainës me municion të sofistikuar

Kremlini ka dërguar një notë diplomatike për Washingtonin dhe NATO-n kundër armatosjes së Ukrainës me municion të sofistikuar. Ata kanë paralajmëruar për “pasoja të paparashikueshme”. Ndërkohë, ekspertët amerikanë thonë se Moska po përgatitet për të miratuar një qëndrim më agresiv ndaj NATO-s dhe Amerikës.

Moske- Kiev- Ukraina kërkon të pajiset me avionë luftarakë kundër pushtimit rus. Rumania ka njoftuar se mund të ofrojë një zgjidhje të pjesshme duke dërguar për pilotët ukrainas disa avionë MIG-21. Sipas ekspertëve ushtarakë, një MiG-21 plotësisht i modernizuar mund të bëhet një armë efektive në një zonë ushtarake.

Sa i përket zhvillimeve në terren, autoritetet ukrainase njoftuan të premten se mbi 900 civilë thjesht janë ekzekutuar me armë zjarri nga trupat ruse përpara se ato të tërhiqeshin nga rrethinat e Kievit.

Lexo më shumë  Edhe një shtet tjetër njeh Palestinën. Sa shtete e njohin pavarësinë e Palestinës

Rusët ndërkaq thonë se kanë shkatërruar objekte të shumta ushtarake ukrainase. Shpërthime të shumta ka pasur në Kiev dhe në Lviv. Ministria ruse e Mbrojtjes njofton se Rusia ka shkatërruar një fabrikë automjetesh të blinduara në Kiev dhe një objekt për riparime ushtarak në Mykolaiv.

Ndërkohë, rusët kanë paralajmëruar amerikanët dhe NATO-n për furnizimet me armë në Ukrainë. Ata kanë sinjalizuar se do të mbajnë qëndrim të ashpër.

Një notë diplomatike e zbuluar nga mediat amerikane paralajmëron fuqitë perëndimore për “pasoja të paparashikueshme” nëse e furnizonin Ukrainën me armatim të avancuar.

Paralajmërimi rus erdhi në të njëjtën javë kur Presidenti amerikan Joe Biden premtoi një paketë të re ndihme ushtarake prej gati 1 miliardë dollarësh për Ukrainën, duke përfshirë helikopterët, autobusët dhe transportuesit e blinduar të personelit ushtarak.

Disa ekspertë amerikanë e kanë komentuar këtë notë diplomatike duke thënë se Moska po përgatitet të miratojë një qëndrim më agresiv kundër SHBA-së dhe NATO-s ndërsa pushtimi i Ukrainës vazhdon. 

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *