Lajme

U dogj pak ditë më parë nga serbët, rihapet Qendra për Regjistrimin e Automjeteve në Zubin Potok

Ministria e Punëve të Brendshme e Kosovës ka bërë me dije se është rihapur Qendra për Regjistrimin e Automjeteve në Zubin Potok, ambientet e të cilës u dogjën pak ditë parë nga disa shtetas serbë.

“Pas sulmit në Qendrën e Regjistrimit të Automjeteve në Zubin Potok në objektin e komunës, Ministria e Punëve të Brendshme sot ka rihapur Qendrën e Regjistrimit të Automjeteve në objektin e stacionit policor në Zubin Potok. Me këtë rast, Ministria e Punëve të Brendshme njofton të gjithë qytetarët se puna në këtë qendër do të zhvillohet normalisht dhe se janë të gatshëm që nga sot, t’iu ofrojnë shërbime të gjithë qytetarëve”, thuhet në komunikatën për medie nga kjo ministri.

Lexo më shumë  Politikani serb: Kam bërë padi në GjND për të gjitha krimet serbe të kryera në Kosovë

Ministria e Brendshme sqaron se Ky është një objekt i adaptuar për të ofruar shërbime të menjëhershme qytetarëve që kanë nevojë për të marrë shërbime, deri në funksionalizimin e plotë të objektit të Qendrës së Regjistrimit të Automjeteve, i cili u shkatërrua si pasojë e një sulmi kriminal, pas vendimit të Qeverisë së Kosovës me 20 shtator, për vendosjen e targave të përkohshme.

“Kjo është një ndërhyrje e shpejtë që kanë bërë zyrtarët e Agjencisë së Regjistrimit të MPB-së, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, me qëllim që qytetarët e kësaj zone të mos mbesin pa shërbime”, sqarohet në njoftim.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *