Lajme

Prindërit kundër mësimit me turne, nisin mbledhjen e firmave të peticionit

Mësimi me turne dhe orë të reduktuara ka sjellë reagimin e prindërve, të cilët kundërshtojnë këtë vendim.

Pas peticionit online, nga shkolla “Emin Duraku” prindërit kanë vendosur që të mbledhin firmat dhe të kundërshtojnë zhvillimin e mësimit me turne dhe orë të reduktura, në një kohë që kjo nuk zbatohet për aktivitete të tjera.

Mësimi zhvillohet me 2 deri 4 turne dhe situata më problematike paraqitet në Tiranë për shkak të kapacitetit.

Lexo më shumë  Bogujevci me homologen malazeze, fokus bashkëpunimi kulturor

“Gjendemi para një fakti të kryer që është vit i tretë me orë të reduktuara dhe ishte e papritur se më 1 shtator orët nisën të plota dhe kjo ishte optimiste për ne prindërit, por lajmërohemi një javë para nisjes së shkollës që do të ishte me turne. Kjo është e papranueshme, ndërkohë që në vende të tjera nuk ka kurrfarë mase të distancimit social. Jemi shumë që besojmë në këtë çështje. Janë dy probleme; mbajtja  e fëmijës dhe ku po shkon arsimi ynë me orët e reduktura me gjithë problematikën që mbart arsimi”, shprehet njëra nga nismëtaret.

Lexo më shumë  Kusari-Lila: Çmimet e derivateve po stabilizohen, vendimi për marzhën mbetet në fuqi deri muajin e ardhshëm

Një ditë më parë, ministrja Kushi ka deklaruar se, mësimi me turne është vendim i përkohshëm edhe pse kjo, sipas saj, është rekomanduar nga Komitetit i Ekspertëve.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *