KryesoreLajme

U dënua për drogë në Itali, Rama emëron Valdrin Pjetrin drejtor të ATP-së

Partia Socialiste e ka të vështirë të ndahet nga njerëzit me rekorde kriminale. Sic ka dëshmuar në gjithë këto vite pushteti të Edi Ramës, njerëzit që janë promovuar, bërë kryetbashkiakë apo deputetë apo drejtora, janë ata me “cen” në biografi. Nëse ju kujtohet Valdrin Pjetri, në vitin 2019, Edi Rama e bëri kryetar bashkië në Shkodër.

Më pas doli qe Pjetri rezultonte i dënuar për drogë në Itali. Pas një presioni të madh nga opozita dhe mediat, u detyrua që Pjetri të largohej. Pas disa vitesh gjoja i tërhequr, por i përfshirë aktivisht në punët e partisë dhe mbledhjes së votave, Edi Rama e shpërbleu sot Valdrin Pjetrin duke e emëruar në krye të Agjencisë së Trajtimit të Pronave, mëson Lapsi.al.

Lexo më shumë  Sondazhi që shpjegon protestat: Shqiptarët duan Evropën; ndihen të sfilitur nga çmimet e larta, emigrimi dhe dobësimi i demokracisë

Vendimi u mor sot në mbledhjen e qeverisë, ku u bë dhe shkarkimi nga detyra i Benard Palajt, i emëruar vetëm disa muaj më parë në krye të këtij institucioni. Të bësh karrierë sot në administratën shtetërore, kusht i panegociueshëm është të kesh rekorde kriminale në CV-në tënde.

Këtë soj njerëzish Edi Rama e ka promovuar dhe po e promovon në të gjithë shtetin. Simbioza e tij me krimin shenjon gati të gjithë karrierën e tij politike. /LAPSI.al/

Lexo më shumë  20 mln euro për mirëmbajtjen/ “Tigrat” e Vlorës vijojnë të ‘gllabërojnë’ buxhetin, KESH hap procedurën e tenderit për TEC-et lundrues
YouTube player