KryesoreLajme

Protestë maratonë që prej orës 10:00/ Qytetarët nisen drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen, ju erdhi fundi!

Ka nisur edhe për këtë të martë marshimi nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë.

Kjo është një protestë maratonë e cila, sot ka nisur nga ora 10:00 para Parlamentit e më pas pas arrestimeve të dhunshme nga policia, u zhvendos para Drejtorisë së Policisë së Tiranës e më pas te Komisariati Nr.1.

Lexo më shumë  Rama premton “reflektim”, por mbron ligjin që i duhet projektit të Zvërnecit

Policia ndaloi me dhunë 6 protestues, me motivacionin për kundërshtim të forcave të policisë, të cilët pas disa orësh u liruan.

Edhe sot thirrja kryesore është “Rama jepe dorëheqjen”.

Kjo është protesta e 31-të kundër qeverisë, ku protestuesit kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama, hetimin e tij, Belinda Ballukut dhe rrëzimin e të gjithë klasës së vjetër politike, pasi i bëjnë fajtorë për gjendjen e vështirë ku ndodhet vendi.

Lexo më shumë  Kongresmeni amerikan Wilson: Deklarata e neveritshme e ministres serbe e diskualifikon Beogradin për organizimin e Asamblesë së OSBE-së në vitin 2027
YouTube player