Bota

Turqia u ndaloi luftanijeve ruse kalimin nga ngushtica e Bosforit

Autoritetet ruse nuk i kanë lejuar anijet luftarake të Rusisë që të kalonin nëpërmjet ngushticës së Bosforit në Detin e Zi, raportoi “Nexta” të hënën.

Mediumi bjellorus shkroi në Twitter se anijet “Varyag” dhe “Admiral Tributs”, po prisnin lejen për të kaluar që nga muaji shkurt, por një gjë e tillë u bllokua nga Turqia, me ç’rast anije u kthyen në qytetin rus, Vladivostok.

Lexo më shumë  Komandanti i KFOR-it: Ngjarjet në Kosovë ndikuan te siguria në rajon, dërguam 1,000 trupa

Bosfori është ngushticë detare që lidh Detin e Zi me detin Marmara. Ai gjendet në mes të gadishullit Ballkanik dhe atij të Azisë së Vogël, që ndanë Evropën me Azinë. Kur nisi agresioni rus (24 shkurt), Ukraina i kërkoi Turqisë që t’ia bllokojë trupave ruse hyrjen në Bosfor.

Turqia e vetme kontrollon ngushticat sipas Konventës Montreux 1936, e cila përcakton se anijet luftarake që u përkasin vendeve në kufi me Detin e Zi mund të kalojnë, ndërsa të tjerat mund të kalojnë për një kohë të kufizuar vetëm nëse plotësojnë disa kushte.

Lexo më shumë  Ambasadorja amerikane në NATO: Ballkani Perëndimor duhet të shpenzojë më shumë për mbrojtjen

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *