Bota

Turqia arreston disa gazetarë ndërsa protestat kundër burgosjes së rivalit kryesor të Erdoganit vazhdojnë

Autoritetet turke kanë arrestuar disa gazetarë në shtëpitë e tyre, tha të hënën një sindikatë e punonjësve të medias, mes protestave të përshkallëzuara të shkaktuara nga burgimi i Ekrem Imamoglu, kryebashkiaku i Stambollit dhe rivali kryesor i presidentit Rexhep Tajip Erdogan.

Sindikata Disk-Basin-Is tha se të paktën tetë reporterë dhe fotoreporterë u arrestuan në atë që tha se ishte një “sulm ndaj lirive të shtypit dhe të drejtës së njerëzve për të mësuar të vërtetën”, shkruan Euronews, përcjell Telegrafi.

Lexo më shumë  Shumica e ukrainasve kundërshtojnë mbajtjen e zgjedhjeve gjatë luftës

“Nuk mund ta fshehësh të vërtetën duke i mbyllur gojën gazetarëve!”, shkruan sindikata në platformën e rrjeteve sociale X, ndërsa bëri thirrje për lirimin e menjëhershëm të tyre.

Sipas Euronews, nuk pati asnjë koment të menjëhershëm nga autoritetet turke në lidhje me ndalimet.

Arrestimi i Imamoglu – një anëtar i Partisë Popullore Republikane (CHP) dhe padyshim figura më popullore në mesin e opozitës – shihet gjerësisht si një lëvizje politike për të hequr një sfidues të madh të Erdoganit nga gara e ardhshme presidenciale në 2028.

Lexo më shumë  Skandal në ShBA: Zbulohen Planet e luftës së Amerikës , administrata eTrumpit ia dërgon “gabimisht” gazetarit
YouTube player