KryesoreLajme

Maqedonci: Përmes intervenimit në Kosovë, NATO përmbushi qëllimin e ekzistencës si aleancë

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, në 26 vjetorin e intervenimit të NATO-s në Kosovë, ka thënë se në këtë datë të rëndësishme, përkujtojnë një moment historik që shënoi kthesën e madhe në rrugëtimin e Kosovës drejt lirisë dhe pavarësisë.

Sipas tij, 24 marsi i vitit 1999 mbetet një kujtim i paharrueshëm për të gjithë ata që besuan dhe luftuan për një të ardhme më të mirë, ndërsa ndërhyrja vendimtare e NATO-s, shënoi një akt të rëndësishëm të mbështetjes ndërkombëtare ndaj Kosovës.

Lexo më shumë  U.D. Presidentja Haxhiu dekreton 17 gjyqtarë me mandat fillestar, në bazë të propozimit të Këshillit Gjyqësor të Kosovës

“Rezistenca e UÇK-së dhe intervenimi i NATO-s, 26 vite më parë, ishte e vetmja formë që arriti t’i jepte fund spastrimit etnik të Kosovës, të ndërpriste vrasjet e fëmijëve, grave, burrave e të moshuarve, dhunimet sistematike, përndjekjet, djegiet e dëbimet me dhunë dhe me forcë, prandaj 24 marsi është rreshtim jo vetëm me popullin e Kosovën por rreshtim edhe me anën e duhur të historisë së njerëzimit si veprim në mbështetje të vlerave të civilizimit perëndimor, paqes, lirisë dhe demokracisë”, shkroi ai.

Sipas tij, përmes këtij intervenimi, NATO përmbushi qëllimin e ekzistencës si aleancë.

“U jemi mirënjohës gjithmonë liderëve botëror dhe shteteve të përfshira të cilët përdorën diplomacinë për të shpëtuar njerëzimin. Si aleanca më e qëndrueshme dhe më e suksesshme në histori, Kosova është e përkushtuar të thellojë bashkëpunimin dhe angazhimin për t’iu bashkuar NATO-s”, tha Maqedonci.

YouTube player