KryesoreLajme

Kryekuvendari Konjufca: 24 marsi u bë frymëzim për të gjithë popullin shqiptar

Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, në përvjetorin e bombardimeve të NATO-s, ka thënë se më 24 mars 1998 kumboi fuqishëm thirrja e lirisë, që u bë frymëzim për të gjithë popullin shqiptar e në mbarë Kosovën.

Konjufca është shprehur se këtu e 27 vite më parë, Ushtria Çlirimtare e Kosovës do të zhvillonte një betejë të lavdishme frontale përballë forcave pushtuese të Serbisë, të cilën e përkujtojmë si Epopeja e Dukagjinit.

“Forcat e armikut e rrethuan Gllogjanin më 24 mars 1998, duke synuar që ta thyejnë atë vatër të rezistencës frymëzuese. Trimëria, vendosmëria dhe gatishmëria për të luftuar deri në fund i dha mesazhin e qartë Serbinë okupatore se asnjë rrethim nuk do të mund ta shuante përpjekjen për liri.

Lexo më shumë  Hyn në fuqi Ligji për Byronë për konfiskim të pasurisë së pajustifikueshme

Atë ditë kumboi fuqishëm thirrja e lirisë, që u bë frymëzim për të gjithë popullin shqiptar e në mbarë Kosovën, duke dhënë shembullin e lartësuar të rezistencës me armë në duar, të sakrificës në emër të aspiratën sonë të përbashkët çlirimtare”, ka shkruar Konjufca në Facebbok.

Ai ka bërë homazhe në Kompleksin Memorial “Dëshmorët e Kombit” në Gllogjan nga ku ka thënë se vepra e dëshmorëve e tyre heroike do të mbetet e paharruar.

“Duke përkujtuar këtë betejë të shndritshme dhe për të nderuar sakrificën sublime të dëshmorëve Himë Haradinaj, Gazmend e Agron Mehmetaj, sot bëra homazhe në Kompleksin Memorial “Dëshmorët e Kombit” në Gllogjan. Vepra e tyre heroike do të mbetet e paharruar, duke na frymëzuar neve dhe brezat e ardhshëm”.

Lexo më shumë  Kosova nënshkruan memorandum me IUCN-në për mbrojtjen e natyrës

Ai tutje është shprehur se dëshmorët dhe të gjithë të rënët janë ata që i hapën rrugën ngritjes së Republikës dhe ne kurrë nuk duhet të harrohet se sa shumë u desh të përpiqemi e të japim për të fituar lirinë.

“Lavdi Himë Haradinajt, Gazmend e Agron Mehmetajt, që me gjakun e tyre e shënuan madhështinë e Epopesë së Dukagjinit, si dhe të gjithë dëshmorëve që dhanë jetën për liri!”, ka shkruar ai.

Rruga Press

YouTube player