Bota

Turqi/ Në kërkim të të mbijetuarëve, qeni hero jep “frymën e fundit” në krye të detyrës

Një nga qentë e ekipit të kërkim shpëtimit të Meksikës, i vendosur në Turqi për të ndihmuar në operacionet e shpëtimit atje, ka ngordhur.

“Na vjen thellësisht keq për humbjen e shokut tonë të madh,” “Proteo””, shkroi të dielën në Twitter Ministria e Mbrojtjes Kombëtare meksikane.

“Ju përmbushët misionin tuaj si anëtar i delegacionit meksikan në kërkimin dhe shpëtimin e vëllezërve tanë në Turqi.

Faleminderit për punën tuaj heroike,” tha ministria në deklaratën e postuar në Twitter.

Lexo më shumë  Trupat ruse hyjnë në bazën ajrore në Nigeri, ku janë të stacionuar ushtarët amerikanë

Ministria nuk tha se si kishte ngordhur qeni.

Proteo ishte një nga 16 qentë e dërguar në Turqi nga Meksika javën e kaluar, për të ndihmuar në operacionet e kërkim-shpëtimit pas tërmetit shkatërrues të javës së kaluar.

“Zemra e ekipit tonë të shpëtimit aktualisht ësht nisur për në Turqi”, shkroi të martën në Twitter ministri i Jashtëm i Meksikës, Marcelo Ebrard.

Lexo më shumë  Rusia po fajësohet për ndërhyrje në GPS, probleme me fluturimet nëpër Evropë

Meksika është e njohur për qentë e saj të trajnuar dhe të specializuar të kërkim-shpëtimit.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *