Bota

Trupi iu gjend nën rrënoja: Një gazetare dhe producente e njohur u vra në Kiev prej bombardimeve ruse

Gazetarja dhe producentja e Radios Evropa e Lirë, Vira Hyrych, vdiq si pasojë e një rakete ruse që goditi shtëpinë ku ajo jetonte në Kiev. Bombardimi ka ndodhur më 28 prill, kurse trupi i së ndjerës u gjet nën rrënoja mëngjesin e 29 prillit.

Vira Hyrych filloi punën në zyrën e Kievit të Radios Evropa e Lirë më 1 shkurt 2018. Para kësaj, ajo punonte në stacionet kryesore televizive të Ukrainës.

Redaksia e REL shprehu sot ngushëllimet e saj për familjen e Vira Hyrych dhe do ta kujtojë atë si një person të ndritshëm dhe të sjellshëm, një profesioniste të vërtetë.

Si pasojë e granatimeve të djeshme të Kievit nga raketat ruse, kati i parë dhe i dytë i një pallati banimi 25-katësh u shkatërruan pjesërisht dhe aty shpërtheu një zjarr. Sipas autoriteteve të qytetit, katër persona të tjerë janë të shtruar në spital.

Lexo më shumë  Sa ndihmë ushtarake i është dhënë deri më tani Ukrainës?

Bombardimet në Kiev më 28 prill ndodhën në mes të një vizite të Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së Antonio Guterres .

Presidenti Vladimir Zelensky tha se Rusia qëlloi kundër Kievit “menjëherë” pas përfundimit të bisedimeve të tij me Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së.

Ministria e Mbrojtjes e Rusisë i komentoi sulmet me raketa të djeshme në Kiev, duke thënë se armët me precizion të lartë me rreze të gjatë shkatërruan objektet e prodhimit të ndërmarrjes së raketave Artem dhe industrisë hapësinore në Kiev.

Por, autoritetet ukrainase nuk raportuan për “shkatërrim të ndërtesave të prodhimit” të uzinës së mbrojtjes Artem.

Bombardimi i Kievit: trupi i së ndjerës u gjet nën rrënoja

Lexo më shumë  Si po përgatit Kina ekonominë e saj për luftë me Perëndimin

Ekipet e shpëtimit e gjetën trupin e viktimës nën rrënojat e një ndërtese banimi në Kiev, mbi të cilën u qëllua nga ushtria ruse mbrëmë, tha kryebashkiaku Vitaliy Klitschko.

“Ekipet e shpëtimit që po vazhdojnë të inspektojnë dhe çmontojnë rrënojat e një ndërtese banimi në lagjen Shevchenkivskyi, ku një raketë goditi dje, sapo kanë gjetur trupin e të ndjerës,” shkroi ai në Telegram .

Më parë, zyrtarët e qytetit raportuan dhjetë viktima, katër prej të cilëve u shtruan në spital .

Mbrëmjen e 28 prillit, trupat ruse bombarduan Kievin, si rezultat i së cilës, katet e parë dhe të dytë të një ndërtese banimi 25-katëshe në lagjen Shevchenkivskyi të kryeqytetit ukrainas u shkatërruan pjesërisht.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *