Bota

Do të mbahet në nëntor, Zelensky dhe Putini marrin ftesë për Samitin e G-20

Volodymyr Zelensky dhe Vladimir Putini janë ftuar në Samitin e G20-ës që do të mbahet në Indonezi nëntorin e ardhshëm.

Lajmi u bë i ditur nga Agjencia Franceze e lajmeve dhe sipas saj presidenti rus dhe ai ukrainas kanë marrë ftesë për Samitin e G20 në Indonezi.

Samiti i G20 do të mbahet në nëntor në Bali, Indonezi.

Fillimisht u mendua që Rusia të mos thirrej për shkak të ngjarjeve në Ukrainë dhe të mbahej një takim mes 19 vendeve. Megjithatë, Indonezia, e cila është vendi pritës, këmbënguli që të mos mbahet një samit i G-19 dhe të ftohen të gjitha vendet.

Kremlini tha se Rusia po përgatitet për samitin e G20 të këtij viti në Indonezi, por ende nuk ka vendosur nëse Presidenti Vladimir Putin do të marrë pjesë personalisht apo virtualisht.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *