Lajme

Tritoli në banesën e Dukës, FOTO nga momenti kur kapet autori, me të njëjtat rroba

Personi që shihni në foton e mëposhtme është Arlen Hasanaj, i riu që vendosi tritol në shtëpinë e kreut të Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka. Siç edhe duket në foton e siguruar Arlen Hasanaj qëndron në profil me një kapuç të vendosur në kokë. Ndoshta me të njëjtat rroba që kishte veshur edhe natën e atentatit kur u kap nga kamerat e sigurisë në zonë duke hedhur kallëpin e tritolit.

Lexo më shumë  Banka Botërore: Rritja ekonomike e Kosovës pritet të jetë 3.8% në 2027

Por Hasanaj duket senuk është i panjohur për Dukën, pasi prej vitesh të dy banojnë në të njëjtën lagjë, në lagjen numër 4 të qytetit të Durrësit. Hasanaj ka në pronësi një biznes bar kafe dhe market.

34-vjeçari u arrit që të identifikohej nga “blutë” falë pamjeve nga kamerat e sigurisë në Bulevardin e Durrësit, ku ka lëvizur fill pas vendosjes së tritolit. Më pas, duke përdorur një mjet “ML”, ka lëvizur nga rruga e portit me një makinë tip “ML” dhe më pas ka shkuar në lagjen nr.4, atje ku banon bashkë edhe me Dukën. Pra është rikthyer edhe njëherë në vendin e ngjarjes.

Lexo më shumë  Haxhiu: Ç'kuptim ka ligji i miratuar në Kuvend nëse nuk zbatohet nga prokurori, gjykatësi apo policia?

Rruga Press

YouTube player