Lajme

Treni i lënë në harresë dhe në kushte të mjerueshme

YouTube player

Në komunizëm, treni ishte mjet kryesor i transportit të njerëzve. Sot, udhëtarët që përdorin hekurudhën numërohen me gishtat e njërës dorë. Çdo ditë në orën 14:55, këta qytetarë presin të udhëtojnë nga Durrësi drejt Elbasanit, me tren. Këtij udhëtimi, ju bashkua dhe grupi i Euronews Albania.

Bileta ka të njëjtën formë dhe çmim, punonjësit janë po ata, por udhëtarët janë të paktë në numër. Të vetmit që vijojnë të përdorin këtë transport janë të përditshëm, prej disa vitesh tashmë. Disa nga kënaqësia e të tjerë nga pamundësia.

“Unë kam që 10 vjeç që kam udhëtuar me tren, 40 vjet nuk i jam ndarë. Ku ka si treni, je I lirë, ajër i pastër, banja. Bileta është e lirë, nuk vret, kurse të iki me privat unë dua 500 lekë të shkoj e të vij nga Peqini, me trenin 140 lekë vajte-ardhje”, thotë një qytetar.

Lexo më shumë  Osmani përshëndet avancimin e statusit te Kosovës: Nato është destini i Kosovës

Udhëtimi me tren është një kënaqësi më vete, por kushtet në të cilat ndodhen këto mjete transporti lënë për të dëshiruar.

Lokomotiva në të cilën ne po udhëtonim është prodhim çek i viteve 1985, e ndërsa vagoni prodhim gjerman i viteve ’78. Teknologjia e vjetër është një tjetër faktor që ka ndikuar në braktisjen e udhëtarëve.

Mira Dine ka 36 vite që punon si faturino.

“Këtu kam filluar punë në 1 qershor të 1987, nga bankat e shkollës. Si punë ka qenë e lodhshme, pasi udhëtimi zgjaste 16-18 orë, shkonim nga Elbasani në Shkodër. Deri në vitet ‘97, më pas hynë në punë makinat e qytetarëve. U mbyll Tirana dhe treni u la në harresë. Një çik dhe teknologjia dhe hekurudha është e vjetër”, tregon ajo.

Lexo më shumë  Ministri Maqedonci shpjegon se çfarë përfiton Kosova me vendimin e sotëm të Asamblesë Parlamentare së NATO-s

Treni është kthyer në shtëpinë e saj të dytë e ta shohë atë në këtë gjendje i krijon keqardhje.

“Është një jetë e tërë, gjithkujt i vjen keq. Ja vitet kaluan dhe ne ikim, po ta lësh kështu?!!” thotë e përlotur faturinoja.

Tashmë ka nisur puna për ndërtimin e hekurudhës Tiranë-Durrës-Rinas. Projekti i miratuar që prej vitit 2016 parashikon rehabilitimin e linjës hekurudhore Tiranë-Durrës, si dhe ndërtimin e një degëzimi hekurudhor prej 5 km ndërmjet Tiranës dhe Aeroportit të Rinasit.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *