Sport

Në Angli të bindur, Strakosha largohet nga Lazio, portierin e josh Premier League

Në Angli nuk kanë më asnjë dyshim, Thomas Strakosha do të transferohet tek Newcastle.

Portieri kuqezi, në skadencë të kontratës në fund të sezonit, do të jetë goditja e parë e klubit anglez, për këtë del garant Times. Strakosha do transferohet në Premier League në fund të sezonit, me Lazio që është dorëzuar, duke humbur në këtë mënyrë portierin me parametra zero.

Lexo më shumë  Djali i presidentit të Serbisë dëshiron të sulmojë tifozët e Anglisë

Igli Tare është i detyruar tashmë të gjejë një tjetër portier të ri gjatë merkatos se verës, por në këtë periudhë do të përpiqet të bind Strakoshën të rinovojë për të mos e humbur falas një portier që u rrit dhe u bë i famshëm në kryeqytet.

Në këtë pikë, Tare nuk është komod në negociata pasi tashmë gjithçka varet nga Strakosha, i cili sipas Times është bindur nga oferta dhe nga projekti i ri i Newcastle.

Lexo më shumë  Mitaj flet për humbjen nga Italia dhe përballjen ndaj Kroacisë: Broja mund të bëhet hero, ndaj kroatëve shpresoj të marrim pikë

Portieri shqiptar kaloi një periudhë të vështirë ku mes COVID-19 dhe një dëmtimi në gju humbi vendin e titullarit tek Lazio. Së fundmi, Strakosha po fiton gjithnjë e më shumë minuta, ku po aktivizohet tek Lazio por dhe tek Kombëtarja kuqezi.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *