Lajme

Tregu i punës në pandemi, 36 mijë vende pune më pak, por administrata u fry

Efekti i pandemisë është ende i pranishëm në ekonomi, me dhjetëra mijëra vende pune më pak se përpara nisjes së krizës.

Llogaritjet e INSTAT, që përfshijnë të dhënat e tatimeve, të vetëpunësuarit në bujqësi dhe ata të punësuar në të zezë, flasin për rreth 1 milion e 238 mijë të punësuar në fund të Qershorit, apo 36,811 vende pune më pak.

Rënia më e fortë ka ardhur nga sektori bujqësor, që pavarësisht rritjes së eksporteve, ka sot 47 mijë të punësuar më pak se përpara krizës. Një pjesë e tyre janë zhvendosur në sektorin privat, që numëron më shumë të punësuar se në fund 2019-ës. Këto janë kryesisht vende pune në ndërtim, sektor që përfitoi nga mbyllja e kufijve për të mbajtur punëtorët sezonalë që në të kundërt do të drejtoheshin në vendet e Bashkimit Europian.

Lexo më shumë  “Rama jepe dorëheqjen”/ Sheshi plot për 23 ditë! The New York Times: Shqiptarët në protestë kundër qeverisë së korruptuar

Por ajo që bie më shumë në sy, është fakti se është sektori publik, që është fryrë në periudhën Prill-Qershor, që përkon edhe me zgjedhjet e përgjithshme, në 185 mijë të punësuar. Vetëm krahasuar me fundin e 2019-ës, administrata është rritur me 12,600 vende pune.

Sa i takon nivelit të papunësisë, të dhënat e fundit të Institutit të Statistikave zbulojnë se ky tregues ra në 11.6% për periudhën Prill-Qershor 2021, një përmirësim krahasuar me fillimin e vitit, por ende larg niveleve të 2019-ës. Paradoksalisht, të dhënat e zyrave të punës flasin për më shumë punëkërkues të papunë të regjistruar.

Lexo më shumë  Shtrenjtohet ndjeshëm parkimi në Tiranë, banorët shpenzojnë të paktën 15 mln euro në vit

Ndërsa ulja e papunësisë duket se ka ardhur kryesisht nga rritja e popullsisë së dekurajuar, që nuk e gjen veten në tregun e punës. Kjo veçanërisht edhe pas kushteve të reja të krijuara në këtë treg në këtë periudhë të pandemisë së COVID 19./a2/

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *