KryesoreOpinion/Aktualitet

Tre skenarë që mund të pasojnë suksesin e protestës qytetare në Shqipëri

Shkruan Hysamedin Feraj

Skenarë (të hamendësuar):

I.

– Rama jep dorëheqje;

– Qeveria bie, parlamenti shpërndahet;

– Vendi shkon në zgjedhje, qeveria teknike siguron mbarvajtjen e tyre;

– Me ligjin zgjedhor në fuqi, fitojnë PS dhe PD;

– Me këtë ligj, me shumë gjasë Rama e krijon qeverinë mbas zgjedhjeve!

– Protesta e arriti qëllimin, u zgjidhën shqetësimet e saj?

II.

Lexo më shumë  “Koha jote po mbaron, Rama!”/ Le Figaro jehonë revoltës antiqeveritare në Shqipëri: 167 të arrestuar, kryeministri refuzon dorëheqjen

– Qeveria bie, parlamenti nuk shpërndahet;

– Qeveria teknike i propozon parlamentit miratimin e ligjit të ri zgjedhor të përgatitur prej saj;

– A është skenar i mundshëm ligjërisht?

III.

– Protesta çon fillimisht për miratim ndryshimin e ligjit të ri zgjedhor;

– Ligji më i mirë për zgjedhjet është ai i Kosovës: Shqipëria një zonë e vetme elektorale, listat e hapura, mundësi e zgjedhjes mes disa kandidatëve.

– Ligj shmang pabarazinë e votës, sipas të cilës një individi i duhen 60.000 që të hyjë në Kuvend dhe një tjetri as çereku i tyre. Po ashtu, i jepet mundësi votuesit t’i qëndrojë besnik subjektit politik, pa e votuar liderin e tashëm por kandidatin e ri të parapëlqyer për deputet;

Lexo më shumë  Rama që në pikë të mëngjesit josh policët: 2500 euro për të gjithë ata që janë në front! Në 1 janar rrisim edhe pagat

Skenarët VI dhe të tjerë po i lë të hapur…

YouTube player