KryesoreLajme

Tre shënime të Enis Sulstarovës mbi ndryshimet kushtetuese në MV

Shënimet janë marrë nga llogaria personale e pedagogut të Universitetit të Tiranës, Enis Sulstarova:

1. 22 Nëntori në kalendarin zyrtar të Maqedonisë së Veriut cilësohet si Dita e Alfabetit Shqip dhe është pushim për shqiptarët. Pra, nuk është Dita e Alfabetit të Gjuhës që e Flasin 20% e Popullsisë. Ndryshimi kushtetues është i nevojshëm dhe për të përditësuar dokumentin themelor të shtetit me çka ka ndodhur që nga Marrëveshja Kornizë e Ohrit.

2. Ndryshe nga kërkesat e Bullgarisë, kërkesa për përfshirjen e gjuhës shqipe në kushtetutën e MV-së vjen nga brenda këtij shteti dhe pasqyron realitetin demografik dhe historik në territorin e tij. Pra, është një kërkesë legjitime në emër të një pjese të qytetarëve. Pavarësisht çfarë qëndrimi mbajnë tani disa parti shqiptare që janë në pushtet, besoj se kjo kërkesë përkrahet nga shumica e shqiptarëve që jetojnë aty. Prandaj, tani që në parlament po flitet për të bërë ndryshime kushtetuese, është mëse normale që të ngrihet kjo pikë. Deputetet shqiptarë të jenë në lartësinë e detyrës dhe deputetët maqedonas ta mirëkuptojnë këtë kërkesë jo si presion e kërcënim, por si një parametër të nevojshëm institucional për gati një të tretën e qytetarëve të shtetit. Gjithashtu, nuk bëhet fjalë që shqiptarët me këtë kërkesë të pengojnë integrimin evropian të shtetit. Siç e kanë treguar më parë, shqiptaret kanë qenë përkrahësit më të mëdhenj të integrimit dhe Shqipëria në këtë aspekt ka qenë gjithnjë në krah të MV.

Lexo më shumë  Deputeti finlandez: Serbia nuk mund të ndikojë te shumica e shteteve kundër Kosovës në KiE

3. Disa mund të thonë se gjuha shqipe në MV gëzon një status pothuajse të barabartë me atë maqedonase. Duhet ta sjellim ndermend se fjala “pothuajse” përbën dallimin midis pakicës dhe popullit, p.sh. në ish-Jugosllavi Kosova kishte pothuajse statusin e Republikës, mirëpo Komisioni Badinter ia mohoi të drejten e shkeputjes prej federates. Kështu, të drejtat themelore burojnë prej kushtetutës dhe përmendja e shqipes si gjuhë zyrtare në MV duhet të zëvendësojë 20%. Pozicioni i partive shqiptare duhet të jetë unik për këtë pikë. Mund të ndeshen për pushtet, por shqipja eshte arsyeja pse janë parti shqiptare, paçka emrave të përveçëm që mbajnë. Çfarë arsye më të madhe mund të kenë për të qenë bashkë, pikërisht tani kur po paraqiten kërkesa për ndryshime kushtetuese?

Lexo më shumë  Maqedonci takon në Varshavë ministrin polak të Mbrojtjes, tregon se për çka diskutuan

Rruga Press

YouTube player