Bota

Raketa britanike rrëzon helikopterin rus, vdes një komandat i Putinit

Një video është bërë virale në internet në të cilën pretendohet se shfaqet momenti kur një raketë britanike Starstreak, e cila përdoret nga forcat ukrainase, ka rrëzuar një helikopter rus.

Helikopteri Ka-52 Alligator goditet nga një raketë tokë-ajër dhe shpërthen në flakë. Brenda pak sekondave ai përplaset në tokë.

“Daily Mail” pretendon se një nga komandantët kryesorë të Putinit ishte brenda në helikopter dhe ka ndërruar jetë.

Lexo më shumë  Rusia po fajësohet për ndërhyrje në GPS, probleme me fluturimet nëpër Evropë

Ndërkohë, raketa mendohet të jetë lëshuar nga një tank Stormer, i cili i është dhuruar forcave ukrainase nga Britania, gjatë vitit të fundit.

Rruga Press

YouTube player