EditorialKryesore

Tre hapat e Ramës që sot i vunë shqiptarëve vulën e popullit më antievropian në Ballkan

Nga Rruga Press

Vuçiqi në deklaratën e parë që bën për gazetarët në hyrje të Samitit të BE-së, pasi ka thënë se “pret më të mirën nga Evropa”, si integrimi, pika e dytë që vijon të thotë është se pret më të mirën, “edhe pse mund të zhgënjehen”, sepse nuk do ta marrin adezionin.

Ai nuk harron ta falenderojë Evropën dhe thotë që miliarda euro janë investuar fal Evropës në Serbi, prandaj dhe ia di për nder gjithmonë.

1. Kurse Rama nuk ka asnjë shprehje tjetër veçse ta krahasojë Bashkimin Evropian me Godonë. Kjo qarkulloi nëpër gjithë mediat dhe sigurisht, vetëm kjo do të mbetet në kujtimet e tij për vlerësimin e BE-së.

Lexo më shumë  Eurodeputetja italiane: Telefonata e Ramës, akt i rëndë! Ndërhyrja e jashtme në pavarësinë dhe lirinë e medias

Duket se Rama ka marrë përsipër që në emër të tre bashkëpunëtorëve të Ballkanit të Hapur, edhe Vuçiqit, edhe Kovaçevskit, të jetë ky që e shan më shumë Evropën.

Nuk është problemi se po e shan Rama, por mbetet vula sikur shqiptarët janë më antievropianët e Ballkanit.

2. Duket gjithashtu se Edi Rama i vë kushte BE-së gjithë kohës, jo vetëm në emër të Shqipërisë, por në emër të Maqedonisë së Veriut lidhur me Bullgarinë, apo dhe të Serbisë lidhur me presionet që ajo mund të ketë nga Rusia.

Pra, Edi Rama nuk është sot aktualisht kryeministër i Shqipërisë, por është kryeministri i Ballkanit të Hapur të projektuar nga Vuçiqi. Në njëfarë mënyre, Vuçiqi është presidenti i Ballkanit të Hapur, ideatori i Ballkanit të Hapur, por ai që ka marrë përsipër ekzekutivin më të fortë të Ballkanit të Hapur është Edi Rama.

Lexo më shumë  Drejtuesi i programit televiziv italian: Vetëm Edi Rama dhe Sergei Lavrov i Rusisë janë ankuar për investigimet ndaj tyre

3. Edi Rama nuk kërkon të ndajë çështjen e Shqipërisë nga dyshja Shqipëri-Maqedoni e Veriut, por përpiqet me sa mundet ta vendosi Shqipërinë gjithmonë në handikap serioz duke e lejuar çiftimin që propozoi BE-ja.

Kjo nuk është sjellje e një kryeministri i cili ka për qëllim të avancojë çështjet e vendit të vet, por është e një kryeministëri që do më shumë të zgjidhi hallet e të tjerëve nëpërmjet Shqipërisë. Në këtë rast, Edi Rama është më shumë kryeministër i Maqedonisë së Veriut, se sa është kryeministër i Shqipërisë.

©Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *