Lajme

Trajkoviq pas marrëveshjes Kosovë-Serbi: Mbyllet qendra e regjistrimit të veturave në Rashkë, nuk ka më targa “KM”

Kryetarja e Lëvizjes Evropiane të Serbëve nga Kosova, Rada Trajkoviq ka reaguar pas arritjes së marrëveshjes ndërmjet Kosovës dhe Serbisë për targat, në Bruksel.

Trajkoviq përmes një postimi në Twitter, ka shkruar se me këtë marrëveshje është mbyllur qendra e regjistrimit të automjeteve në Rashkë.

Ajo tha se targat ilegale ekzistuese “KM” të lëshuara nga Serbia do të jenë në qarkullim derisa të skadojnë.

“Zyra për regjistrim dhe ri-regjistrim të automjeteve në Rashkë është MBYLLUR me këtë marrëveshje në Bruksel. Nuk ka më regjistrime të reja në etiketën KM për automjetet e reja. Dhe tabelat ekzistuese KM “ruhen” – derisa të skadojnë”, ka shkruar Trajkoviq.

Lexo më shumë  Konjufca e Hovenieri bisedojnë për sulmin terrorist në Banjskë

Kosova dhe Serbia mbrëmë në Bruksel kanë arritur marrëveshje për targat, ku sipas kësaj marrëveshje Serbia do të ndalojë lëshimin e targave me emërtimet e qyteteve të Kosovës dhe në anën tjetër Kosova do të ndërpresë veprimet e mëtejshme në lidhje me riregjistrimin e automjeteve.

Rruga Press

Lexo më shumë  Gjenerali amerikan Wesley Clark flet për sulmin terrorist në veri: Armatimi në Banjskë, veprim i koordinuar nga forcat speciale serbe
YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *