Lajme

Knaus: BE-ja bullizon Kurtin si ish i burgosur i Millosheviqit dhe simpatizon Vuçiqin si ish-ministër të tij

Presidenti i Iniciativës Evropiane për Stabilitet, Gerald Knaus, ka kritikuar qasjen e Bashkimit Evropian karshi Kosovës.

Në një postim në Twitter, ai tha se të bullizosh një ish-të burgosur të Millosheviqit, e në të njëjtën kohë të magjepsesh nga një ish-ministër i Millosheviqit, duke iu referuar presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, është e rrezikshme.

“Strategjia e BE-së për Kosovën: bullizoni një ish-të burgosur politik të Millosheviqit, Albin Kurtin, ndërsa simpatizoni ministrin e Millosheviqit nga lufta e vitit 1999 në Kosovë. Kjo është dritëshkurtër dhe e rrezikshme, hedhje e benzinës në zjarr”, ka shkruar Knausi në Twitter. 

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *