Lajme

Trajkoviq: Aleanca Vuçiq-Rama-Abazoviq do copëtimin e Malit të Zi

Atë që e ka thënë ditë më parë presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviq, lidhur me iniciativën “Ballkani i Hapur” e ka thënë edhe politikania serbe nga Kosova, Rada Trajkoviq.

Ish-deputetja e Kuvendit të Kosovës, Rada Trajkoviq, tani kryetare e Lëvizjes Evropiane të Serbëve nga Kosova, ka thënë se aleanca Vuçiq-Rama-Abazoviq kanë për qëllim copëtimin e Malit të Zi.

“Qëllimi i aleancës Vuçiq-Rama-Abazoviq nuk është futja e Malit të Zi në Ballkanin e Hapur, por copëtimi i saj”, ka shkruar Trajkoviq, në një postim në Twitter.

Lexo më shumë  Hoti: Ligji për Personat e Pagjetur së shpejti në konsultim publik

Ditë më parë vetë presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviq, ka thënë se projekti “Ballkani i Hapur” është “shumë kontrovers”, sepse është një skenar alternativ për të ardhmen e Ballkanit Perëndimor jashtë BE-së.

Madje ai ka vlerësuar se qëllimi i autorëve të idesë së “Ballkanit të Hapur” është zhdukja e Bosnjë-Hercegovinës, Malit të Zi, Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut dhe shtoi se sigurisht që do të përfundonte me “luftë dhe me ndonjë gjenocid”.

Rruga Press

Lexo më shumë  BE-ja mbështet Serbinë për murë – nëse e pengon Kosovën në organizatat ndërkombëtare, do t’i bllokohet procesi i anëtarësimit
YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *