Lajme

(Dokument) Ministri Çuçi me biznes skafesh, Saimir Tahiri me patentë…

Gazetari Klodian Tomorri ka publikuar një dokument pronësie të Ministrit të Brendshëm të Shqipërisë, Bledi Çuçi.

Me anë të një postimi në Facebook, Tomorri shkruan se dokumenti tregon që Çuçi është pronar i subjektit ‘Albanian Sailing Club’. Në këtë biznes, Çuçi zotëron mjete që jepen për lundrim për turistët.

Ndërkohë që Tomorri ka ironizuar për skafin me të cilin polici Arjan Tase vrau 7-vjeçaren Jonada Avdia.

Lexo më shumë  Zv.drejtori i RAI: Nuk e ha presionin e Ramës, emisioni nuk është kundër shqiptarëve

“Skafisti i brendshëm. Tek ky bordi ka dhe persona me background problematik. Kolegët e ministrit d.m.th. Edhe ju thoni nga u buron policeve dashuria për skafin,” shkruan ai.

Kujtojmë se ish-Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, kishte patentë për skafet. Në atë kohë pati denoncime se ai e ka marrë patentën në mënyrë të parregullt.

Ndërkohë rezultoi se Tahiri i përdorte mjetet e tij në funksion të bandës së Habilajve.

Lexo më shumë  Afrimi i Kinës me Rusinë dhe bashkërendimi kundër Amerikës, Xi do të vizitojë Serbinë

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *