Lajme

Tragjedia në Kroaci! Mbërrijnë sot trupat e 10 viktimave të aksidentit tragjik, shoferi lihet në burg për 30 ditë!

10 trupat e viktimave të aksidentit tragjik në Kroaci do të kthehen sot në Kosovë, për t’u përcjellë në banesën e tyre të fundit. Kur kanë kaluar më shumë se 3 ditë nga ngjarja e rëndë, është arritur të bëhet identifikimi i 10 viktimave, një prej të cilëve me shtetësi gjermane.

Ndërkohë që nga spitali kanë dalë edhe të lënduarit e tjerë nga aksidenti tragjik. Të 26 të shtruarit që kanë dalë nga spitali, kanë mbërritur në Kosovë mbrëmjen e djeshme rreth orës 23:00. Ata janë pritur nga familjarët me buqeta me lule, dhe nga Kryeministri Albin Kurti dhe Presidentja Vjosa Osmani. Ndërsa shoferi i autobusit nga Kosova, D.L., i cili po drejtonte mjetin në momentin e aksidentit tragjik, i është caktuar masa e paraburgimit prej 30 ditësh.

Lexo më shumë  Prokuroria ngre aktakuzë ndaj dy rusëve që u ndaluan dje në Jarinjë

Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 06:20 të mëngjesit të  së dielës, kur autobusi me targa të Kosovës, i cili vinte nga Frankfurti u rrëzua dhe i mori jetën 10 personave, ndërkohë që nga 69 personat e aksidentuar, 15 prej tyre janë fëmijë.

Dita e hënë për Kosovën ishte ditë zie, ku në sheshin “Adem Jashari” në Skenderaj,  u ndezën qirinj në nderim të bashkatdhetarëve që humbën jetën në aksident. Shkak për aksidentin siç edhe u deklarua nga prokurorët, është bërë përgjumja e drejtuesit të autobusit. Ai ka humbur kontrollin dhe ka bërë që autobusi të dilte nga rruga, duke shkaktuar tragjedinë, version që është mbështetur edhe nga i arrestuari.

Lexo më shumë  Maqedonci takon në Varshavë ministrin polak të Mbrojtjes, tregon se për çka diskutuan

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *