Lajme

Trafiku i kokainës/ Si mafia shqiptare ka ‘pushtuar’ Spanjën duke shitur drogën larg syrit të policisë

Bandat e trafikut të drogës po kërkojnë gjithnjë më shumë vende të sigurta dhe larg syrit të policisë për të zhvilluar trafikun e tyre të lëndëve narkotike.

Një nga këto vende që ka pikasur edhe mafia shqiptare është Malaga, konkretisht në periferi të saj, ku ngrenë plantacionet e tyre të kokainës dhe marijuanës. Vetëm javën e kaluar u sekuestruan 514 kilogramë marijuanë dhe 621 kg hashash në një magazinë në zonën industriale. Nuk është hera e parë që një organizatë e madhe e dedikuar për trafikun apo kontrabandën e drogës vendoset në rrethinat e Mondas.

Lexo më shumë  Dëmet materiale nga lufta në Kosovë: Rreth 22 miliardë euro

Dy vitet e fundit janë zbuluar disa herë radhazi plantacione dhe magazina që shërbejnë për përpunimin e kokainës.

Organizatat e ndryshme kriminale, midis tyre edhe ajo shqiptare kanë zgjedhur këto vende për arsye të ndryshme duke qenë se ka kosto të ulët, vëmendja e policisë është më e vogël dhe ndodhet larg syrit të njerëzve kureshtarë që mund të krijojnë probleme nga më të ndryshmet, shkruajnë mediat spanjolle. 

Si në të gjitha bizneset ashtu edhe në krimin e organizuar mes mafiozëve flitet hapur se ku do të investohet. Sepse ideja fillestare nuk është vetëm të fitojë një shumë të madhe parash, por që ky aktivitet të zgjasë me kalimin e kohës në mënyrë që ai të mund të sjellë frytet ndërkohë që e gjithë kjo kryhet në mënyrë klandestine.

Lexo më shumë  Parandalohet kontrabanda, Policia e Kosovës sekuestron 487.5 kilogramë duhan të gatshëm për treg

Gjithashtu, kontrabanda e cigareve është një aktivitet që vazhdon të prodhojë shumë para dhe që rritet pas nën hijen e trafikut të drogës pasi është një lloj krimi që gjeneron shumë më pak dhunë dhe ka më pak vëmendjen e policisë.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *