BallinaLajme

Topalli ‘shigjeton’ Bashën: S’kam patur kurrë marrëdhënie të afërt me të, ekziston korrupsion në opozitë

Ish kryeparlamentarja Jozefina Topalli në një rrëfim të rrallë për jetën e saj personale dhe profesionale ka treguar shumë gjëra, që pak i dinin.
Gjatë bisedës me gazetarin Bledi Strakosha, Topalli ka ‘shigjetuar’ kryetarin e PD-së, Lulzim Basha.

Ish-kryeparlamentarja e pranoi se nuk ka qenë kurrë e afërt me të, teksa thumboi duke thënë se tani e ka kuptuar që ka korrupsion në opozitë.

Strakosha: Keni shpresa dhe ambicie në 25 prill? Mendoni se do jeni një forcë e madhe që do rivalizojë partitë e mëdha?

Topalli: E besoj, vërtet e besoj. Ju mund të thoni se jam 1 kundër 3, por unë besoj se do vijë ndryshimi. Deri më sot nuk e kam ditur që ka pasur korrupsion në opozitë, sot e mësova.

Strakosha: Deri në vitin 2017 çfarë marrëdhënie keni patur me z.Basha?

Topalli:Unë s’kam pasur kurrë marrëdhënie të afërta me të. Kemi qenë të largët. E thashë që vetëm tani e kam mësuar korrupsionin në opozitë. Forcat politike kanë nevojë të hapen të afrohen sa më shumë të rinj, të përgatisin klasën e re politike. Ne mund të investojmë shumë në krijimin e disa figurave të rëndësishme politike, por shumë pak mund të nxjerrim prej tyre. Të jesh në parlament nuk do të thotë të jesh politikan. Politika është xhungël, është si drogë dhe do pasion. Asgjë nuk arrihet pa pasion.

Rruga Press

Lexo më shumë  Bislimi në Hungari, takohet me ministrin për Çështje të BE-së
YouTube player