Argument

Toleranca i lejon budallakisë të arrijë majat

Shkruan Elvis Hoxha

Donald Trump u shqetësua që një grup i organizuar insitucionalisht bastisi shtëpinë e tij. Madje ai u habit se si mund të sulmohet ajo shtëpi aq e bukur.

Donald Trumpi nuk u shqetësua kur pa sesi Capitoli, ndërtesë edhe më e bukur, kryeqendra institucionale, u sulmua prej hordhive dhe gdhëve që nxiti ai vetë.

Donald Trump ndoshta mund të zgjidhet përsëri president i Amerikës, por kjo nuk do të thotë se ai është në rregull. Ata që e zgjedhin nuk janë fort në rregull. Ata që e tolerojnë nuk janë fort në rregull. Toleranca i lejon budallakisë të arrijë majat.

Natyrisht kjo vlen edhe për Grenellin. Edhe sikur ky të na shfaqet përsëri si ambasador apo këshilltar, do të mbetet sekser institucional.

FBI-ja ka bastisur shtëpinë e ish-presidenti i SHBA-së, Donald Trump. Kërkimi thuhet se ishte i lidhur me një hetim për trajtimin e dokumenteve zyrtare nga Trumpi.

Mediat amerikane raportojnë se kërkimi lidhet me dokumentet që presidenti mund t’i ketë çuar në Mar-a-Lago pas largimit nga Shtëpia e Bardhë.

Avokatja e Trumpit, Christina Bobb, i tha NBC News se disa dokumente ishin sekuestruar gjatë kontrollit.

“Një sulm i tillë mund të ndodhë vetëm në vendet e shkatërruara, të botës së tretë. Mjerisht, Amerika tani është bërë një nga ato vende, të korruptuara në një nivel të paparë më parë. Ata hynë edhe në kasafortën time”, është shprehur ish-presidenti amerikan.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *