Bota

SHBA-ja jep edhe një miliard dollarë ndihmë ushtarake për Ukrainën

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë njoftuar një tjetër ndihmë të re ushtarake për Ukrainën, prej një miliard dollarësh.

Ndihma vjen pasi Agjencia Amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID) premtoi një shtesë prej 4.5 miliardë dollarësh për qeverinë e Ukrainës për shërbimet bazë, si rrjedha e energjisë elektrike në spitale dhe dërgimi i furnizimeve humanitare për ukrainasit.

Presidenti ukrainas, Volodimir Zelenski, tha se i është mirënjohës SHBA-së për ndihmën e dhënë dhe se çdo dollarë më shumë është një hap drejt mposhtjes së Rusisë.

Lexo më shumë  Merz i hapur për një riformatim të qeverisë gjermane

“I jam mirënjohës njerëzve të SHBA-së për ndarjen e një pakete tjetër prej 1 miliard dollarësh për Ukrainën. Çdo dollar i një ndihme të tillë është një hap drejt mposhtjes së agresorit. Ne do të kujtojmë gjithmonë mbështetjen e lidershipit amerikan në këtë kohë kur ndihma është më se e nevojshme!”, u shpreh ai përmes një postimi në Twitter.

Rruga Press

Lexo më shumë  SHBA nis një valë të re sulmesh ndaj Iranit, Teherani godet dy cisterna nafte në Ngushticën e Hormuzit
YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *