Bota

”Time”: Vaksinat dhe testet antiCovid-19 ndër shpikjet kryesore të vitit 2021

Vaksinat dhe testet në shtëpi kundër Covid-19 janë ndër shpikjet më të mira të vitit 2021, sipas revistës prestigjioze ”Time”.

Revista e njohur amerikane, si çdo vit, ka nxjerrë listën me 100 produkteve që kanë shënuar 12 muajt e fundit.

Këto përfshijnë gjithashtu pajisje dhe produkte për klimën.

Ekzistojnë dy produkte për Covid-19, i pari ka të bëjë me tre teste në shtëpi, prodhuar nga ”Abbot”, ”Ellume” dhe ”Acon”.

Lexo më shumë  Trumpi kërcënon Omanin me bombardim

”Këto nuk zëvendësojnë testet standarde PCR, por mund të shërbejnë si linja e parë e mbrojtjes në identifikimin e të infektuarve dhe kufizimin e përhapjes së virusit”, shkruan ”Time”.

Më pas, në përgjithësi vaksinat kundër sëmundjes, të gjitha ato të vëna në dispozicion globalisht.

Ndër produktet e kurorëzuara nga ”Time” është telefoni i palosshëm nga ”Samsung” (Galaxy Z Flip 3), i vetmi smartfon në listë, sepse është i vetmi që ka dalë me një çmim konkurrues.

Lexo më shumë  Kryeministri britanik bie pre e mashtrimit, shkëmbeu mesazhe me një person që hiqej si këshilltari i Trumpit

Në fushën e teknologjisë së informacionit, ”Time” vlerëson edhe ”Lenovo ThinkBook Plus Gen 2”, një laptop i cili përveç ekranit të brendshëm klasik, në vend të kapakut ka një të jashtëm, të optimizuar për leximin e librave elektronikë.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *