Bota

Hakerat i sulmuan postën elektronike, FBI: Nuk morën dot asnjë informacion

FBI-ja tha të dielën se hakerët nuk kishin arritur të siguronin qasje në asnjë të dhënë ose informacion në rrjetin e saj, një ditë pasi ata sulmuan një nga serverat e agjencisë duke dërguar me mijëra emaile të rreme.

Agjencia tha se ka rregulluar problemin që mundësoi sulmin.

Lexo më shumë  440 arrestime dhe 31 të plagosur gjatë protestave studentore në Francë

Email-et e rreme erdhën nga një server që operohet nga FBI-ja, i cili ishte i dedikuar për dërgimin e njoftimeve në portalin e agjencive të zbatimit të ligjit (LEEP), të cilin FBI-ja e përdor për të komunikuar me agjencitë shtetërore dhe lokale.

FBI-ja njoftoi se email-et e rreme paralajmëronin për një sulm kibernetik dhe dukej se vinin nga një adresë e ligjshme email-i e FBI-së, që përfundonte me @ic.fbi.gov.

Lexo më shumë  Komandanti i NATO-s tregon pse Rusia po rrit presionin mbi qeveritë evropiane

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *