ArgumentKryesore

Time, merre nji vezë, gjuja Ramushit në fytyrë

Shkruan Rron Gjinovci

Time, merre ni vo, gjuja Ramushit në ftyrë. Këtu në foto është me vrasësin Radoiçiç, partnerin e tij qeverisës, së fundmi i akuzum për krime lufte. Kështu arrinte Ramushi, e nderuara Time, me i ba institucionet, veç iu dufke me pritë 6 sahat Listën Serbe deri sa vike prej Beogradit, jo si Albini me muaj të tanë tu i pritë partitë shqiptare me u taku e me u marrë vesh. Albini s’po mundet shpejt si Ramushi me ti formu institucionet Time, ki të drejtë me qenë e frustrume. Prandej merre edhe ni vo e gjuja Albinit midis ballit që s’po lëshon pe. Ama me ren hinju Time, dhe na mandej thojna “sa e mirë Timja”.

Lexo më shumë  Mos e vidhni protestën! Nëse nuk ju pëlqen, themelojeni tuajën! - Sa më i madh armiku, aq më i madh të duket vetja. Sa më larg armiku, aq më i pakët rreziku
YouTube player