KryesoreLajme

Protesta masive kundër Ramës, gazetarja zvicerane Amèle Debey: Shqiptarët kërkojnë fundin e 35 viteve pushtet në duart e të njëjtëve emra

Gazetarja zvicerane Amèle Debey, themeluese dhe kryeredaktore e medias së pavarur ‘L’Impertinent’, ka bërë një pasqyrim të valës së protestave qytetare që po zhvillohen prej muajsh tashmë në Shqipëri.

Gazetarja ka ndjekur nga afër dinamikën e tubimeve qytetare dhe zhvillimet në terren, duke vizituar Tiranën, Vlorën si dhe zonën e mbrojtur të lagunës së Nartës, për të parë nga afër shkaqet e nisjes së revoltës popullore.

Lexo më shumë  Haxhiu pret në takim shefin e BE-së në Kosovë, flasin për zhvillimet aktuale në vend

Sipas kryeredaktores së ‘L’Impertinent’, reagimi i qytetarëve shqiptarë mbart një mesazh të qartë që shkon përtej largimit të një figure të caktuar politike, duke synuar një ndryshim të plotë të sistemit.

Lexo më shumë  Skandal/ Ministri i Mbrojtjes e pranon ngjarjen, dy efektivë të Policisë Ushtarake të përfshirë në përplasjen e Radhimës

“Prej më shumë se një muaji, mijëra shqiptarë protestojnë çdo mbrëmje, pas punës, pa paralizuar vendin. Ata nuk kërkojnë dorëheqjen e një njeriu të vetëm. Ata kërkojnë fundin e 35 viteve pushtet në duart e të njëjtëve emra. Ne ishim në Tiranë, Vlorë dhe në lagunën e Nartës”, shprehet Amèle Debey.

Rruga Press

YouTube player