Lajme

Thellohet skandali/ Pse e mbajti të fshehur policia skafin që përdorte polici Tase?

Skafi që shkaktoi tragjedinë mesditën e djeshme në plazhin e Potamit ishte në pronësi të shtetasit Adhurim Kushi, bazuar në dokumentacionin e saj.

Burime bëjnë me dije se Kushi ka qenë person me precedent penal në fushën e vjedhjeve, me origjinë nga Elbasani, qytet në të cilët Arjan Tase ishte shefi i policimit në komunitet.

Mjeti që aksidentoi të miturën është transportuar në pikë bllokimi, ndërkohë që vetë Tase u vu në pranga nga Agjensia e Mbikqyrjes Policore.

Lexo më shumë  BE-ja zyrtarisht kushtëzon integrimin e Serbisë me normalizimin e raporteve me Kosovën

Më herët ai kishte mbajtur detyrën e shefit të komisariatit të Himarës, ku dhe ishte pezulluar nga detyra, pas akuzave për bashkëpunim me grupet kriminale në kultivimin e lëndëve narkotike.

Mesditën e djeshme, Arjan Tase në kundërshtim me ligjin zbarkoi në bregdetin e Potamit, për të marrë familjarët e tij, për ti nxjerrë shëtitje në det.

Manovrat e gabuara të mjetit me dy motorrë që drejtonte, i morën jetën vogëlushes Jonada Avdia, e cila së bashku me familjarët e saj ishte kthyer nga Britania e Madhe për të pushuar në atdhe.

Lexo më shumë  Kurti u bën thirrje komuniteteve joshumicë të regjistrohen

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *