Lajme

Thellohet megaskandali, pas pagave del edhe databaza me targat e makinave

Tjetër skandal me të dhënat private të qytetarëve shqiptarë! Pas publikimit të listës së pagave dhe numrave të ID, së fundmi në rrjet po qarkullon një databazë me targat e makinave të shqiptarëve. 

Në databazë listohen targat bashkë me emrin e personit të cili i përket automjeti. 

Databaza është e ndarë në disa kolona ku listohen targat, modeli i automjetit, tipi, ngjyra e tij, numri i shasisë dhe emrin e personit që e ka në pronësi. Janë 530 452 qytetarë të cilëve u janë publikuar të dhënat e automjetit të regjistruar në emrin e tyre.

Lexo më shumë  Kurti: Kosova, model në rajon për shërbimin korrektues

Prej dy ditësh në rrjetet e komunikimit online kanë qarkulluar dy databaza të tjera. Njëra prej tyre përmban listën e pagave të shqiptarëve për muajin Janar 2021, ndërsa tjetra i përket muajit Prill. Kjo e fundit krahas pagave, zbulon edhe numrat e celularëve të qytetarëve.

Prokuroria ka nisur hetimet duke zbarkuar në disa institucione që kanë akses në këto databaza.

Lexo më shumë  Në Kalludër të Zubin Potokut gjenden mbetje kockore të tre individëve - Vazhdojnë gërmimet në atë që dyshohet si varrezë masive

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *