Argument

Rama imiton Zaevin, flet për legalizimit të kanabisit për të neutralizuar megaskandalin

Sot në konferencën për shtyp të mbajtur nga kryeministri Rama e kuptuam se ai gjendet vërtetë në një pozitë të sikletshme. Duke qenë se opozita ka halle të tjera, ai për momentin nuk pret ndonjë protestë masive mbas megaskandalit të rrjedhjes së informacioneve të imtësishme të qytetarëve në publik, protestë që do e gjunjëzonte qeverinë e tij.

As protesta qytetare pa kordinime partiake nuk duken në horizont. Por gjithsesi ky skandal ngelet i rëndë dhe mund ta gërryejë së tepërmi pushtetin e tij në opinionin publik.

Prandaj, mesa duket kryeministri Rama ka kujtuar ato muaj më parë kur kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev e mbajti të ndezur për një kohë të gjatë “diskutimin publik” rreth legalizimit të kanabisit; kjo ishte një mënyrë përmes së cilës Zaevi donte të zhvendoste vëmendjen nga skandalet e panumërt, si dhe nga temat e rënda, përfshirë edhe çështjen e identitetit maqedonas në raport me bullgarët. Thuajse të gjithë në Maqedoni e kuptuan këtë skemë të patetike nga Zaev.

Dihet gjerazi se z. Rama është një kopjac i shkëlqyer, në figurën e tij publike ai ka magazinuar thuajse çdo cilësi negative të liderëve të ndryshëm nëpër botë, por ka marrë edhe nga retorika e tyre e lustrës.

Sot, radha i erdhi Zoran Zaevit për t’u imituar nga z. Rama, i cili shpreson se tema e ditës nga ky moment do të jetë nëse duhet apo jo legalizimi i kanabisit dhe jo përdorimi masiv i të dhënave të qytetarëve nga partia shtet apo shteti i partisë.

©Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *