Bota

The Times: Njësitë speciale britanike së shpejti do të fillojnë operacionet kundër ndikimit të Rusisë dhe Kinës

Njësitë speciale, të cilat do të përfshijnë katër mijë njerëz, do të punojnë së bashku me Shërbimin e Jashtëm britanik të Inteligjencës (MI7).

Kështu shkruan e përditshmja britanike The Times, duke iu referuar brigadierit Mark Totten.

“Ne mund të kryejmë disa detyra, të tilla si për shembull, aktivitete kundër terrorizmit në det ose operacione të përbashkëta, të cilat janë të vështira dhe vijnë me rreziqe më të larta”, tha Totten.

Lexo më shumë  Edhe një shtet tjetër njeh Palestinën. Sa shtete e njohin pavarësinë e Palestinës

Artikulli flet për fillimin e trajnimit të vendeve të Detit të Kinës Jugore për t’u mbrojtur më mirë nga armiqësia e Kinës.

Gjithashtu do të marrin pjesë në dobësimin e ndikimit dhe rolit të mercenarëve rusë, sidomos grupit Wagner në Afrikë.

Më parë ishte raportuar se forcat speciale të ushtrisë britanike do t’iu kundërvihen Rusisë dhe vendeve të tjera. Arsyeja për këtë është ulja e aktivitetit të ISIS si rezultat i zvogëlimit të operacioneve speciale.

Lexo më shumë  Ukrainasit nisin 100 mijë dronë drejt trupave ruse: “Po na djegin, ju lutem na ndihmoni”

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *