The Independent: Njësi të caktuara ushtarake po dorëzohen pa luftë
Sulmi i Rusisë në Kiev ka “ngecur”, me disa njësi që ” po dorëzohen pa luftë” tek trupat ukrainase, sipas një zyrtari të lartë të mbrojtjes amerikane.
Zyrtari, i cili foli me gazetarët në kushte anonimiteti, tha të martën se forcat e presidentit rus Vladimir Putin janë përballur me disa probleme logjistike, duke përfshirë mungesën e ushqimit dhe karburantit, si dhe sfidat rreth trupave të pa përvojë, raporton The Independent.
“Ju e keni parë në terren, ku njësitë po dorëzohen, ndonjëherë pa luftë,” tha zyrtari.
Rruga Press