KryesoreLajme

Themelohet Fondi i Sigurisë për Ushtrinë e Kosovës

Fondi i Sigurisë, që ka për qëllim t’i plotësojë nevojat e Forcës së Sigurisë të Kosovës, ka marrë formë.

Këtë e ka njoftuar kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i cili tha se ky fond është në përputhje me nevojat e Forcave të Sigurisë së Kosovës, me situatën aktuale dhe është themeluar pas konsultimeve me partnerët ndërkombëtarë.

Kurti më tej ka thënë se mjetet e mbledhura synojnë që t’i përdorin në përputhje me strategjinë e sigurisë shtetërore të Kosovës, e cila pritet të miratohet nga Qeveria.

Lexo më shumë  Patriotizmi i vërtetë, servilizmi dhe çmimi i heshtjes

Kurti më tej ka ftuar të gjithë qytetarët e Kosovës si dhe bashkatdhetarët, por edhe donatorë të tjerë, që të kontribuojnë për sigurinë shtetërore.

Njoftimi i plotë:

Themeluam Fondin e Sigurisë

Në përputhje me nevojat e Forcave të Sigurisë së Kosovës, situatës aktuale dhe pas konsultimeve me partnerët ndërkombëtarë, kam autorizuar sot Ministrinë e Financave për themelimin e “Fondit të Sigurisë”.

Mjetet e mbledhura financiare synohet të përdoren në përputhje me strategjinë e sigurisë shtetërore të Republikës së Kosovës që pritet të miratohet nga Qeveria e Republikës se Kosovës. Funksionimi i këtij fondi do të rregullohet me akte përkatëse procedurale dhe do të përdoret ekskluzivisht për qëllimin e përcaktuar nga qeveria.

Lexo më shumë  Kryeministri Kurti takon liderë evropianë në kuadër të Samitit të Komunitetit Politik Evropian

Në përputhje me legjislacionin në fuqi do të zbatohen procedurat për prejardhjen e mjeteve financiare me qëllim të ruajtjes së integritetit të fondit dhe qëllimit të tij.

Ftohen qytetarët e Kosovës dhe bashkatdhetarët tanë në diasporë por edhe donatorë të tjerë të kontribuojnë për sigurinë shtetërore.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *